URIM PËR VITIN E RI, NGA REKTORI I UNT-së, Prof. Dr. AZIS POLLOZHANI

48421712_2027249544049135_8322852093647912960_n

Të dashur studentë,

Të nderuar kolegë e miq,

Për pak kohë do të përmbyllim gjysmën e parë të këtij viti akademik. Njëherit do të hapërojmë në Vitin e Ri 2019. Shpresoj se keni pasur muaj të suksesshëm, të mbushur me punë dhe angazhime studentore.

Në programet studimore në pesë fakultetet e univeristetit tonë, ne bashkarisht po punojmë që ju të pajiseni me dije dhe kompetenca të reja, që të formoheni si individë të fuqishëm për të qënë të gatshëm për sfidat e reja para jush.

Ju, të dashur studentë, me statusin tuaj të rëndësishëm si të rinj, përfaqësoni shtyllën e zhvillimit tonë shoqëror dhe ekonomik.

Ju duhet të jeni të pregaditur për të ndërtuar një shoqëri e cila realizimin e aspiratave legjitime të saj i sheh në vend dhe rajon. Një shoqëri që Evropën, dhe atë që ajo përfaqëson, e ndërton këtu.

Për këtë qëllim stafi pedagogjik dhe administrativ sikurse edhe përgjegjësit e politikave arsimore, jemi të hapur dhe të përkushtuar që bashkë me ju të përvetësojmë dhe të aplikojmë format më të avansuara të mësimdhënjes në ciklet studimore, të sigurojmë kushte më të mira të studimit dhe ambient miqësor që rrugëtimin tuaj ta bëjmë më të lehtë dhe më efikas.

Nga një fillim i vështirë, falë jush, falë zellit dhe përkushtimit tuaj, ne për çdo ditë ndjehemi më të sigurtë në hapat që hedhim para.

Përgëzime për arritjet tuaja dhe Urime për Vitin e Ri, me dëshirat më të mira për shëndet, mbarësi dhe suksese të reja në vitin 2019.

Gëzuar!

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn