Universiteti Nënë Tereza në Shkup sot nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Menaxhim me kriza të Republikës së Maqedonisë. Dy nënshkruesit Rektori i UNT-së Prof. Dr. Azis Pollozhani dhe drejtori i QMK-së, Agron Buxhaku pas nënshkrimit u shprehën se ky memorandum krijon kushtet për bashkëpunim në interes të dy institucioneve dhe se ndërlidh fushat e veprimit të Qendrës për menaxhim me kriza me programet studimore të Universitetit Nënë Tereza në Shkup.

Rektori i UNT-së Prof. Dr. Azis Pollozhani tha se ‘Memorandumi mundëson dy institucioneve shkëmbim të mendimeve shkencore dhe profesionale, si dhe të përvojave dhe praktikave në fushën e menaxhimit të krizave, dhe me këtë arrihet avansim cilësor i arsimimit dhe trajnimit të personelit në fushën e menaxhimit të krizave’.

MEMORANDUM UNT-QMK 2

‘Universiteti Nënë Tereza në Shkup shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim të sigurimit të analizave të nevojshme shkencore, planeve për avansim profesional në kuadër të lëmisë, si dhe programeve për edukimin e kuadrove për nevojat e Sistemit për menaxhim me kriza, përmes Qendrës për migrime dhe mobilitet që funksionon në kuadër të Univerisitetit Nënë Tereza në Shkup’, tha Pollozhani.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me kriza Agron Buxhaku, shprehu kënaqësinë nga arritja e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi duke theksuar se bashkëpunimi do të realizohet në disa fusha siç janë: përgatitja e programeve të përbashkëta për aftësimin shkencoro-profesional dhe avansimit profesional të kuadrove në fushën e menaxhimit të krizave, përgatitja e projekteve të përbashkëta, analizave dhe vlerësimeve në fushën e menaxhimit të krizave, pjesëmarrja e përbashkët në përmirësimin e kornizës ligjore në fushën e sistemit shtetërore për menaxhim me kriza, etj.

Memorandumi për bashkëpunim me Qendrën për Menaxhim me kriza, që u nënshkrua sot, është marrëveshja e 10-të që Universiteti Nënë Tereza në Shkup ka nënshkruar me institucione të specializuara në vend.

MEMORANDUM UNT-QMK 3

By