Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, prezantoi programet studimore para maturantëve të shkollave të mesme në Tetovë

qqwe

Tetovë, 01.04.2019  Profesorë nga Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, të udhëhequr nga profesoresha Drenusha Kamberi, vizituan shkollat e mesme në Tetovë,

“Kiril Pejçinoviç”, shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” dhe shkollën e mesme tekstile “Gjoce Stojçeski” me ç’ rast njoftuan maturantët me programet studimore që ofron UNT-ja.

Pjesë e grupit të profesorëve që prezantuan programet studimore në Tetovë ishin profesorët Drenusha Kamberi,  Zana Beqiri Luma, Yllka Cemena, Nevenka Todorovska,  Isak Idrizi dhe Besar Abdiu.

Maturantët tetovarë u informuan me kushtet për mësim si dhe programet e shumta studimore, në pesë fakultetet, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakultetin e Shkencave Teknike, Fakultetin e shkencave Teknologjike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, ndërsa punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare.

Gjatë vizitave u zhvillua sesion i pyetjeve&përgjigjeve për çështjet që u interesonin.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn