Shkup, 02.04.2019 Me një aktivitet të organizuar në zemër të Shkupit, në Çarshinë e Vjetër, studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit ”Nënë Tereza” në Shkup organizuan fushatë senzibilizuese për nder të 2 Prillit- Ditës Botërore të Autizmit.
Eventi që u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, përfshiu aktivitete informativo – senzibilizuese të organizuara nga studentët e programeve studimore “Media dhe Komunikim Ndërkulturor” dhe “Punë dhe Politikë Sociale”, të udhehequr nga asistent-ligjërueset Arta Xhelili, Elisabeta Bajrami Ollogu dhe Kaltrina Zekolli-Shaqiri.
Qëllimi i eventit ishte të rrisë ndërgjegjësimin dhe informimin në drejtim të autizmit dhe të kremtojë ndryshueshmëritë mes njerëzve përmes aktiviteteve të shumëllojshme si shpërndarje të pamfletave informative, garës me puzzle, dhe shpërndarjes së shiritave senzibilizues.
Ky event që zgjoi kurreshtjen e shumë kalimtarëve të rastit, synim kishte pranimin dhe përfshirjen e personave autik mes nesh, pasi që ata nuk kanë asgjë ndryshe nga ne përpos aftësive të veçanta, dhe bëjnë pjesë në familjet tona, në komunitetin tonë dhe në shoqërinë e gjërë.
Fjalë rasti për nder të kësaj dite të veçantë kishte edhe rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, i cili tha se universiteti që drejton ai, do të jetë gjithmonë në përkrahje të përsonave me aftësi tlë veçanta, dhe se do të përkrah çdo fushatë senzibilizuese, që ka për qëllim luftën kundër çdo lloj diskriminimi.
Fjalë rasti kishin edhe u.d. dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Dr. Sunaj Rahimi që përshëndeti çasjen serioze dhe shembullore të studentëve në shënimin e kësaj dite. Para numrit të madh të pranishmëve u paraqitën edhe tre organizatoret e eventit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, Elisabeta Bajrami Ollogu dhe Arta Xhelili, të cilat thanë se moto e këtij takimi është që bashkarisht të solidarizohemi në ngritjen e vetëdijes për AUTIZMIN, duke idealizuar edhe thënien Nelson Mandelas “Ne mund të ndryshojmë botën dhe ta shndërrojmë në një vend më të mirë. Është në duart tona të bëjmë ndryshimin.”
Bëhuni ndryshimi duke vizituar stendën e UNT-së dhe merrni shiritin mbështetës të autizmit. Le të krijojmë një shoqëri e cila do të vlersojë talentet dhe dhuntitë unike. Mbi të gjitha prezenca juaj do të ngrit moralin e studentëve të cilët me shumë entuziazëm u angazhuan në shënimin e kësaj dite.