Hani i Elezit, 15.04.2019 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, me kërkesë të drejtuesve të shkollës së mesme “Dardania” nga Hani i Elezit, Republika e Kosovës, ka prezantuar programet studimore para maturantëve të kësaj komune kufitare.

Në kuadër të vizitave dhe njoftimit të akademikëve të ardhshëm me programet dhe kushtet e studimit, ekipi i UNT-së “zbarkoi” në Hanin e Elezit” pikërisht shkollën e mesme “Dardania” të udhëhequr nga Prof. Dr. Neritan Turkeshi, ku u takuan me kryesinë e shkollës dhe maturantët e saj.

Të pranishëm në këtë prezentim ishin edhe prof. Shpetim Rexhepi, prof.Bujamin Bela, Mr.Arbnor Rushiti dhe Ariton Rama, nga Sektori i komunikimit me publikun.

Maturantët e shkollës së mesme “Dardania” u informuan me sistemin e funksionimit të UNT-së, kushtet për mësim si dhe programet e shumta studimore, por theksi u vendos te programet deficitare dhe mundësitë për punësime më të shpejta.

Ata u informuan se Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup funksionon me pesë fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakultetin e Shkencave të Informatikës, Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, ndërsa punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke veçuar këtu cilësinë dhe rëndësinë e përgatitjes së tyre për t’i bërë ballë tregut të punës dhe sfidave globale.

Të pranishmit në këtë prezentim informuan maturantët me përparësitë e të studjuarit në universitetin e parë publik në gjuhën shqipe me vendndodhje në Qendër të Shkupit, si dhe njoftuan maturantët me stafin e profesorëve, kushtet e studimit, objektet dhe laboratorët e ndryshme që ka në dispozicion Universiteti “Nënë Tereza”, por u sqaruan edhe pjesa e praktikave të ndryshme që ofron ky Institucion i lartë arsimor që në vitin e parë të studimeve, kryesisht studentët e ardhshëm një pjesë të madhe do të kalojnë në ligjerata, por pjesën tjetër të mbetur do ta kalojnë nëpër institucione të ndryshme të integruara me praktikën.

Nga maturantët interes kishte më së shumti në degët që më së shumti ka nevojë shoqëria dhe e ardhmja, siç janë drejtimet dogana dhe shpedicioni, mekatronika dhe menaxhimi industrial por theksi u vë edhe në degët që janë në hap me kohën si teknologjia ushqimore, tekstili, dizajni dhe modelimi, si dhe drejtimet e Informatikës.

Pas prezentimit, delegacioni nga UNT vazhdoi me takimet e rradhës, ku në një takim të ngrohtë u mirëpritëm nga udhëheqësia e Komunës Hani i Elezit.

By