Dibër, 29.05.2019 Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, programi studimorë Arkitekturë dhe Dizajn, realizuan vizitë profesionale në objektin për prodhim dhe ambalazhim të ujit ‘‘Maya’’ në fshatin Gari në Dibër.
Vizita u realizua në kuadër të lëndës ‘‘Projektim Arkitektonik 6 – Projektimi i objekteve industriale’’ të semestrit të gjashtë.
Studentët patën rastin qëtë njihen nga afër me metodat bashkëkohore mbi planifikimin dhe realizimin e objekteve industriale dhe njësive tjera përcjellëse funksionale të tyre.
Vizita profesionale u realizua në përcjellje të arkitektëve, inxhinierëve dhe përfaqësuesve të kompanisë nëpër të gjitha repartet e saja duke filluar nga administrata e deri tek linja teknologjike mbi prodhimin dhe ambalazhimin e ujit.
Vizita e objektiT industrial në fjalë dhe njohja me linjën prodhuese do të ju shërbej studentëve si një shembull i mirë realizuar dhe referues në karrierën e tyre si arkitekt të ardhshëm.