Shkup, 8 qershor 2019  Me një ceremoni solemne dhe në prani të përfaqësuesve të lartë shtetërorë, akademikëve, prindërve dhe aplsolventëve sot Univerziteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, shënoi një ditë që nga shumë të pranishëm u cilësua historike, diplomimin e gjeneratës së parë të absolventëve.

Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz POllozhani në hapjen e këtij manifestimi tha se në vitin 2016, u ndal në këmbë para vijës fillestare të historisë, dhe se që në fillim, kemi ditur për sfidat që na prisnin, ndërsa kurrë kthehem në ditët e para ndjehem shumë krenar, sidomos tani që qëndroj këtu, pikërisht para Jush, me kolegët e mi, krah për krah me mua.

‘Ne e kemi ditur dhe ishim shumë të vetëdijshëm se prej vitit 2016 do të duhej t’i përballemi me virtyt dhe guxim. Nuk është e lehtë të vendosen themelet për edukim në gjuhën shqipe. Kishim një vizion dhe nuk mund ta realizonim pa njerëzit që janë sot me ne, pa mbështetjen e institucioneve, stafit akademik dhe administrativ, dhe më e rëndësishmja, pa studentët tanë. Gjenerata e cila sot është me ne, është e para që do ti hedhin kapelat në ajër dhe te cilët do të dalin nga dyert e Universitetit ,,Nënë Tereza’’ në Shkup dhe do ta bëjnë hapin drejt përmirësimit të së ardhmes së komunitetit dhe shtetit tonë’, tha Pollozhani.

Ai shprehu mirënjohje të gjithë përfaqësuesve të pushtetit qëndror dhe lokal për kontributin e dhënë në themelimin e UNT-së, ndërsa u ndau mirënjohje Kryetarit të Kuvent, z. Talat Xhaferi, zv.kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani dhe kryetarit të Komunës së Çairit z. Visar Ganiu.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë të Veriut z. Talat Xhaferi falënderoi rektorin Pollozhani për ftesën dhe tha se është i lumtur që frytet e para të UNT-së veç më po ndjehen.

‘I nderuar Rektor, dekanë, profesorë, ju uroj për kontributin që e keni dhënë dhe për përkushtimin që e keni pasur për të ndritur mendjen dhe zgjeruar diapazonin e njohurive të këtyre të rinjve të nderuar. Keni detyrë të përgjegjshme por në të njëjtën kohë edhe shumë të çmuar. Jeni përgjegjës për vlerat që i keni ngulitur në këto gjenerata të reja që prej sot e tutje do të jenë aktorë aktivë në shoqërinë tonë, do të jenë motori që do e çojë përpara vendin tonë drejt ndërtimit të një të ardhme të ndritur e do të kontribuojnë në zhvillimin e bashkëpunimit me fqinjët, me rajonin dhe botën’, tha Xhaferi.

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, tha se kjo është një ditë historike për shqiptarët në Maqedoni  dhe për vetë shtetin.

‘Pikërisht sot, derisa ju merrni diplomat tuaja, kolegët tuaj nga gjashtë universitetet shtetërore, mes të cilëve edhe dy kolegë nga universiteti juaj, përfundojnë vizitën studimore në Bruksel, ku patën një vizitë pune në institucionet e Bashkimit Evropian dhe ku personalisht u njohtuan me mënyrat se si punojnë institucionet evropiane – Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Drejtoritë brenda Komisionit, institucione të cilat në procesin e integrimit evropian do të bëhen edhe institucionet tona.Ajo që u thashë atyre në Bruksel, dua t’jua përcjell edhe ju. Mbetet sfida, që duke investuar në njohuritë tona, duke investuar në përmirësimin tonë, por edhe duke transformuar institucionet, shtetin dhe të gjitha segmentet e shoqërisë, ta transformojmë këtë aspiratë tonë në një ndryshim rrënjësor të shoqërisë sonë. Të marrim vendin që ne meritojmë dhe që na përket dhe ai është të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, sepse ne jemi pjesë e Evropës’, tha Osmani.

Kryetari i Çairit Visar Ganiu mori mirënjohje nga Rektori Pollozhani për mbështetjen e tij personale dhe punën e komunës për promovimin e misionit të Universitetit Nënë Tereza në Shkup. Ganiu para pjesëmarrësve tha se beson se arsimi, veçanërisht arsimi i lartë, është i një rëndësie të madhe për përparimin e shoqërisë dhe kombit dhe se do të jetë gjithnjë në dispozicion për institucione të tilla si Universiteti Nënë Tereza në Shkup.
Ceremonia e sotme paraqet një hap të madh për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, sepse që nga themelimi i UNT-së në vitin 2016, kjo është gjenerata e parë që zyrtarisht do të vesh togat do të hedh kapelet. Gjenerata 2016 – 2019 është e para që hapëron në shoqëri,  të pajisur me njohuri dhe përvojë të fituar në UNT.
Numri i studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, të Fakultetit Shkencave të Informatikës, Fakultetit të Shkencave Teknike, Fakultetit të Shkencave Teknologjike dhe Fakultetit të Shkencave Sociale, nga viti 2016 kur u rregjistruan 218 studentë, është rritur në 1500 që do të thotë se interesi ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme është në rritje, duke krijuar hapësirë për forcimin e objektivave të Universitetit “Nënë Tereza “Në Shkup.

3S3A9742 3S3A9602 3S3A9594 Aziz Polozani Talat Xhaferi i Aziz PolozaniBujar Osmani i Aziz Polozani
Visar Ganiu

By