Shkup, 26 Gusht 2019 Në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot filloi regjistrimi i maturantëve në pesë fakultetet e UNT-së, universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.
Në ditën e parë të regjistrimit, që do të vijon deri të premten më 30 gusht 2019, shfaqet interesim për të ndjekur studimet në pesë fakultetet me gjithsej 27 programe studimore.
UNT maturantëve u ofron këto programe studimore si më poshtë:
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, programet: Arkitekturë dhe dizajn, Ndërtimtari konstruktive dhe Gjeodezi dhe gjeoinformatikë.
Fakulteti i Shkencave Informatike: Informatikë, Informatikë – mësimdhënie, Programim i aplikuar
Fakulteti i Shkencave Teknike: Sistemet elektroenergjetike, Inxhinieri makinerike dhe manaxhment, Inxhinieri e transportit dhe komunikacionit, Mekatronikë, Menaxhment industrial, Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi, Inxhinieria për mbrojtje të ambientit të punës dhe jetesës, Dogana, shpedicion dhe sigurime
Fakulteti i Shkencave Teknologjike: Inxhinieri e materialeve dhe nanoteknologjive, Teknologjia ushqimore, Agroinxhineria, Tekstil, dizajn dhe modelim, dhe
Fakulteti i Shkencave Sociale: Pune dhe politikë sociale, Media dhe komunikim ndërkulturor, Sport dhe shkencat e sportit, Studime Ballkanike dhe Euroaziatike, Administratë publike dhe menaxhim me burimet njerëzore, Studime evropiane.
Këtë vit UNT, ka hapur dyert për 1485 studentë të rinj dhe 210 kandidatë për studimet e ciklit të dytë, me 11 programe studimore master.
Do të pranohen 865 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 385 studentë të rregullt me bashkëfinancim, 235 me korrespodencë.
Afati i parë i regjistrimit: 26-30 Gusht 2019
Shpallja e rezultateve preliminare 2 Shtator 2019
Shpallja e vendimit për pranimin e kandidatëve 4 Shtator 2019
Regjistrimi i kandidatëve 04-10 Shtator 2019
Afati i dytë: 11-16 Shtator
Afati i tretë: 24 Shtator