Shkup, 26.08.2019  Rektori i UNT-së Prof. Dr. Azis Pollozhani sot takoi Kryetarin e Komunës së Çairit z. Visar Ganiu, me të cilin nënshkruan  kontratë me të cilën kjo komunë i jep në dispozicion të Universitetit “Nëna Terezë” hapësira për veprimtari arsimore pa kompensim dhe në kohë të pacaktuar.

Rektori Pollozhani falënderoi kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu për mbështetjen e vazhdueshme nga institucionit të lartë, që nga themelimi. Pollozhani tha se komuna e Çairit që nga viti 2016 ka dhënë mbështjetje maksimale për mbarëvajtjen e procesit arsimorë të UNT-së, ndësa shtoi se UNT do të jetë gjithmonë e hapur për projekte në ndihmë të komunitetit, deh jo vetëm studentëve që ka synim kryesorë.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu tha se konform Vendimit të Këshillit të Komunës së Çairit me nr. 08-316/7 të datës 10.02.2017,, sot bashkë me Rektorin e Universitetit “Nëna Terezë” z. Azis Pollozhani nënshkruam Kontratë për dhënien e hapësirave të dedikuara për veprimtari arsimore që janë pronë e Komunës së Çairit në shfrytëzim të Universitetit “Nëna Terezë” pa kompensim dhe në kohë të pacaktuar duke filluar nga data 26.08.2019.

Me këtë akt tha Ganiu dëshmojmë gatishmërinë e plotë për të përkrahur e ndihmuar në maksimum universitetet tona drejt përforcimit të kapaciteteve të tyre hapësinore dhe në shërbim të arsimit cilësor.

foto kontrata cair kontrata 2

By