Shkup, 29 Gusht 2019 Në ditën e katërt të afatit të parë për regjistrim, vijon me intensitet të shtuar regjistrimi maturantëve për studime në pesë fakultetet e UNT-së.
Afati i regjistrimit përmbyllet nesër, e premte, 30 Gusht 2019. Interesim për të ndjekur studimet në pesë fakultetet vijon në të gjitha 27 programet studimore, të cilat janë deficitare në tregun e punës.
Këtë vit UNT-në, do të pranohen 1485 studentë të rinj dhe 210 kandidatë për studimet e ciklit të dytë, me 11 programe studimore master.
Do të pranohen 865 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 385 studentë të rregullt me bashkëfinancim, 235 me korrespodencë.
Afati i parë i regjistrimit: 26-30 Gusht 2019
Shpallja e rezultateve preliminare 2 Shtator 2019