Shkup, 29. 08. 2019 Qendra për ndërmarrësi, edukim dhe transfer të teknologjive pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup miratoi Plan për realizimin e orëve përgatitore në lëndë të ndryshme, siç janë: lënda matematikë, programim, gjuhë angleze, gjuhë shqipe, gjuhë maqedonase, ndërmarrësi dhe lëndë të tjera në varësi të kërkesave, dhe të njejtat do të realizohen nga ana e stafit akademik të UNT-së.
Kurset dhe trajnimet për secilën lëndë të sipërpërmendur do të zhvillohen për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, studentë (përveç studentëve të UNT-së), punëtorë ose përfaqësues të sektorit të biznesit, do të realizohen në hapësirat e UNT-së.
UNT përmes Qendrës për ndërmarrësi, edukim dhe transfer të teknologjive pranë UNT-së Shkup që nga fillimi i vitit realizon trajnime në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe kurse dhe programe përgatitore në fushat e programimit dhe kompjuterëve, gjuhë angleze, shqipe, maqedonase dhe fusha të tjera arsimore.
Të interesuarit, informacione shtesë mund të mund të marrin në zyrën 602 në hapësirat e Rektoratit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup (Ndërtesa e Lidhjes së Sindikatave, kati 6-të).
Me respekt,
Qendra për ndërmarrësi, edukim dhe transfer të teknologjive pranë UNT-së Shkup