Studentët e UNT-së ndër 10 më të mirët në Programin Erasmus+ në Bullgari

IMG_3198

Ruse-Bullgari, shtator 2019 Dy studentët e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup Sumeja Idrizi dhe Fisnik Nuhi nga Programi studimor ‘Teknologjia e ushqimit’, mbaruan me sukses të jashtëzakonshëm semestrin në Universitetin ‘Angell Kançev’ në qytetin Ruse të Bullgarisë, ku dhe fituan çmimin për punimin më të mirë shkencor të Universitetit.

Sumeja dhe Fisniku qëndruan në Ruse, si pjesë e Programit për shkëmbimin e studentëve në kuadër të Programit Erasmus+, dhe mbaruan atë duke u përzgjedhur ndër 10 studentët më të mirë, nga qindra të tillë nga e gjithë bota.

‘I falenderohemi gjithë stafit të Universitetit Ruse “Angel Kançev” për mikpritjen që na kanë bërë, për të gjithë mundin që dhanë që ne të ndjehemi si në shtëpi. Me të vërtetë na lënë pershtypje shum të mirë’ shprehet student Fisnik Nuhi për përshtypjet e qëndrimit në shtetin fqinj.

‘’Sa i perket kohës së studimit, na ka pëlqyer mënyra e bashkëpunimit të studentëve, aty kishte një atmosferë zhvillimi, të gjithë ishin të motivuar për të punuar.Universiteti poashtu ishte i pajisur me të gjitha kushtet e mundshme, kishte mjaftueshëm laboratore dhe mjete laboratorike per te punuar. Kemi fituar shumë dituri dhe nga konferencat e ndryshme shkencore rreth drejtimit tonë nga profesorë të huaj, të vendeve të ndryshme. Kemi punuar dhe punime shkencore së bashku me ndihmën e profesorëve’, shprehet studentja Sumeja Idrizi, nga Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup.

Çmimin e një ndër 10 studentëve më të mir; e kanë fituar me punimin më të mirë shkencor të Universitetit, i cili ka të bëjë me përgaditjen e disa llojeve të ëmbëlsirave të ashtuquajtura ‘muffins’ duke shtuar mbetjen e rrushit e cila fitohet gjatë përpunimit të verës apo lëngjeve të ndryshëm. Studentët e UNT-së, Sumeja dhe Fisniku kanë bërë edhe analizën sensorike të atij punimi, ku kanë marrë pjesë 30 nxënës të shkollave të mesme të atij vendi, duke vlerësuar karakteristikat e ëmbëlsirave.

Ata thonë se qëndrimi në Bullgari në kuadër të Programit Erasmus+ u ka mundësuar të eksplorojnë vende të ndryshme, ndërsa kujtimet të paharrueshme, dhe ua sygjerojnë kolegëve të tyre këtë program.

IMG_3032

IMG_3023

IMG_3216

IMG_3203

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn