111 vjet më parë, patriotë, intelektualë, klerikë, atdhedashës e liridashës shqiptar u mblodhën në Manastir për një qëllim të vetëm, standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Këtë takim historia e quajti Kongresi i Manastirit, ose Kongresi i Alfabetit, krijimi i të cilit ishte hapi më serioz deri në atë kohë për pavarësimin e kombit shqiptar.

Kongresi i Manastirit u zhvillua nga 14 nëntor deri 22 nëntor 1908, kur mbaroi punimet me sukses dhe nga ajo ditë gjuha shqipe shkruhet me këtë alfabet, dhe jo si para #Kongresit kur përdoreshin gjashtë ose më shumë alfabete, pa llogaritur nënvariantet.

Kongresi i Manastirit u zhvillua prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.

By