Një delegacion nga Universiteti Nënë Tereza në Shkup vizitoi Universitetin John Von Neumann’jnë Keçkemet, Hungari, një universitet me të cilin UNT ka marrëveshje bashkëpunimi.

Delegacioni i përbërë nga Rektori i UNT-sëProf. Dr. Aziz Pollozhani, Prorektori për Mësimdhënie, Prof. Dr. Inor. Zoran Trifunov dhe Dekani i Fakultetit të Teknologjisë, Assoc. Dr. Sani Demiri u takua me rektorin e këtij universiteti, me çrast zgjeruan  bashkëpunimin në Programin e Lëvizshmërisë Erasmus + për stafin akademik dhe studentët nga të dy universitetet.

Gjatë këtyre takimeve, u ra dakord që në të ardhmen profesorët e UNT-së të vizitojnë Universitetin e Keçkemetit dhe të zhvillojnë ligjerata dhe ushtrime në laboratorët e tyre.

Delegacioni nga Universiteti ynë vizitoi laboratorët dhe punëtoritë e Universitetit, ku u njohën me punën e laboratorëve.

U prezantuan inovacionet e bëra në këtë universitet, të tilla si një automjet me energji diellore dhe një automobil që udhëtoi 3.000 km me një litër karburant.

Outlook-ul0kbysz

image (1)

By