Në prani të ambasadorit italian në Shkup, shkëlqësisë së Tij, Carlo Romeo sot Sot në universitetin ‘Nëna Terezë’ u bë ceremomia e ndarjes së çertifikatave për pjesëmarrësit në Kursin praktik për bioinformatikë, të cilin gjatë javës që lam pas, e ndoqën profesorë nga institucione shtetërore të arsimit të lartë, mjekë nga institute shëndetësore si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të kësaj lëmie.
Gjatë ceremonisë, rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof. Dr. Aziz Pollozhani falënderoi ambasadorin Romeo për mbështetjen që ia jaep UNT-së, ndërsa atij dhe profesorit nga Universiteti i Sassarit nga Italia Prof. Dr. Massimo Deligio, u ndau mirënjiohje për kontributin e dhënë.