Të dashur bashkëpunëtorë,
Të dashur miq,
Të dashur studnetë,
Viti që po lëmë ishte një vit plot sfida, me shumë angazhime, me shumë projekte të realizuara, shumica së bashku me ju….
Nga thellësia e zemrës Ju uroj që viti i Ri 2020 të ju gjejë me shëndet të plotë, me suksese edhe më të mëdha, dhe me një bashkëpunim edhe më të frytshëm.
Ne, si një universitet i ri, dhe në etablim e sipër, arritëm shumë gjatë këtij viti, sigurisht me ndihmën e miqve tanë, qeveritarë, akademikë, administrator, bashkëpunëtorë të jashtëm e të brendshëm.
Ne realizuam caqet tona që i parapamë për këtë vit, rritëm numrin e studentëve, angazhuam më shumë pedagogë, dhe administrator, shtuam ambientet për studime. Vitin e ardhshëm shpresojmë të fillojmë edhe ndërtimin e Godinës së re të Universitetit ‘Nënë Tereza’.
Çasti i ndërrimit të moteve po afron, dhe me këtë rast më lejoni të Ju uroj t’i kaloni sa më bukur këto festa, të bashkuar pranë familjarëve e miqve tuaj të dashur.
Shëndet dhe sa më shumë mbarësi, lumturi e begati.
Gezuar!
Prof.Dr. Aziz Pollozhani,
Rektor i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup