Sot në hapësirat e Fakultetit të shkencave teknike pranë UNT-së, drejtori i Qendrës për menaxhment konsalting, arsim dhe trajnime – MOTIVA, z. Zoran Kostovski zhvilloi trajnim njëditor me studentët dhe maturantët me temë: “Shkathtësitë për sukses – Youth Empowered”.
Qëllimi i trajnimit në fjalë është që të nxit vetëbesim, vetërespekt dhe ngritje të marrëdhënieve me mentor relavantë për pjesëmarrësit. Me këtë trajnim nxitet vetëpunësimi dhe kultura e sipërmarrësisë, si dhe motivohen të rinjtë që ta marrin fatin në duart e tyre.
Për realizimin me sukses të këtij trajnimi kontribuan përfaqësuesit e Parlamentit studentor, Suat Useini, Çlirim Tushi, Fatih Sadiku, si dhe ligjëruesi Mr. Valon Ramadani.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me Çertifikata nga trajnuesi dhe dekani i Fakultetit të shkencave teknike, Prof. Dr. Agim Mamuti.
received_509128493136444
received_2618978101681043

By