Në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në seancën e saj të 15-të, të mbajtur mе datë 10.03.2020, (https://vlada.mk/node/20446), për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit (COVID-19), vendim i marrë në bazë të sugjerimeve nga Komisioni për Sëmundje Infektive, të Ministrisë së Shëndetësisë, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup njofton të gjithë studentët se ndërpritet procesi arsimor për 14 ditët e ardhshme, duke filluar nga nesër me datë 11.03.2020.
Me këtë vendim ndërpritet procesi arsimor, ndërsa profesorët dhe punojnjësit e administratës do të kryejnë detyra dhe veprimtari të tjera në përputhje me rekomandimet e Drejtorisë Rektoriale të UNT-së.
Studentët do të informohen për lëndët tyre përkatëse, përmes platformës Google Classroom.
Në përputhje me pikën 3 të Vendimit të Qeverisë së RMV-së, njëri nga prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet, do të lirohet nga aktivitetet e punës.
Rreth vendimeve shtesë, do të njoftoheni me kohë!
Drejtoria Rektoriale e UNT-së