𝐕𝐈𝐓 𝐈 𝐒𝐔𝐊𝐒𝐄𝐒𝐒𝐇Ë𝐌 𝐀𝐊𝐀𝐃𝐄𝐌𝐈𝐊, 𝐍Ë 𝐍𝐉Ë 𝐕𝐈𝐓 𝐓Ë 𝐌𝐁𝐑𝐀𝐏𝐒𝐇𝐓 𝐊𝐀𝐋𝐄𝐍𝐃𝐀𝐑𝐈𝐊

MĂ« shumĂ« profesionistĂ«, tĂ« diplomuar, tĂ« magjistruar, mĂ« shumĂ« kuadĂ«r tĂ« mirĂ«filltĂ«…

Të dashur studentë,
Të nderuar kolegë,
Përfunduam një vit kalendarik, të gjatë, të vështirë, të rëndë. Shumë gjëra ndodhën, shumë të tjera akoma vazhdojnë të ndodhin. Paraqitja e pandemisë globale Covid19, pa dyshim se është ngjarja që la më së shumti gjurmë gjatë këtij viti, fatkeqësisht përmes numrit të madh të të infektuarve dhe viktimave të shumta si pasojë e këtyre infektimeve. Gjithçka ndryshoi, mënyra jonë e jetesës dhe funksionimit.
Universiteti ‘NĂ«nĂ« Tereza’ nĂ« Shkup, arriti qĂ« pĂ«rskaj pĂ«rvojĂ«s sĂ« munguar, tĂ« adapton studimet pĂ«rmes platformave nga distanca, duke shĂ«nuar njĂ« sukses absolut, dhe duke mos ndĂ«rprerĂ« nĂ« asnjĂ« moment komunikim me studentĂ«t. Si gjithĂ« globi edhe ne u adaptuam me dhĂ«nien e shĂ«rbimeve online pĂ«r shtresĂ«n mĂ« me vlerĂ« pĂ«r ne STUDENTËT.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, shumë studentë tanë diplomuan, të tjerë magjistruan, ndërsa stafi ynë akademik u avancua me grada akademike, paralelisht.
Këtë vit e përmbyllim me më shumë magjistra dhe doktorë shkencash, mes stafit tonë akademik dhe administrativ.
Patëm, edhe momente krenarie, organizuam konferencat e parapara shkencore, nënshkruam marrëveshje të shumta, ndamë për të dytën herë titullin Doctor Honoris Causa, për veprimtarin e shquar Akademik Ali Aliun.
Përgjithësisht, patëm një vit të suksesshëm akademik, por një vit të të vështirë kalendarik. Mbase edhe një përvojë të re për kohërat që na presin.
Ju uroj të gjithëve shëndet, duke u apeluar që të respektojmë masat mbrojtëse nga shpërndarja e virusit, të jemi në nivelin e duhur të përgjegjësisë qytetare edhe pak, tani kur më vakcinimi ka filluar në shumë shtete, dhe së shpejti pritet të arrijë edhe tek ne.
Qoftë Viti 2021 më i sigurtë, më i suksesshëm dhe më i mirë për të gjithë.

Gëzuar!!!

đ”đ§đąđŻđžđ«đŹđąđ­đžđ­đą â€˜đĂ«đ§Ă« đ“đžđ«đžđłđšâ€™ đ§Ă« đ’đĄđ€đźđ©