𝐊ë𝐫ç𝐨𝐯ë, 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟏 Fakulteti i Shkencave Teknike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizoi prezantim online për maturantët e shkollës së mesme komunale “Drita” në Kërçovë.
Gjatë promovimit, profesoreshat Doc. Dr. Bukurie Imeri-Jusufi, Doc. Dr. Urime Demiri Shaipi dhe Doc. Dr. Teuta Jusufi-Zenku i njoftuan maturantët me misionin, vizionin, pёrparёsitë e tё studiuarit nё UNT, ndërsa informuan ata me tё gjitha fakultetet dhe programet studimore aktualish aktive dhe ato qё janё nё proces akreditimi.
Pedagoget e UNT-së sqaruan dhe mundёsitё e punësimit pas diplomimit nё pesë fakultetet e UNT-së, duke u informuar se të gjitha drejtimet janë defiçitare, dhe krijojnë kuadër që shumë lehtë punësohet, pasi që mungon në tregun e punës.
Gjatë diskutimit, maturantët e Shkollës së mesme komunale “Drita” në Kërçovë, u interesuan për fakultetet, stafin e UNT-së dhe menyrat për akomodim gjatë studimeve në universitetin e vetëm publik në gjuhën shqipe në Shkup.