Shkup, 15 qershor 2021 – Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup duke pasur parasysh rëndësinë që ka bashkëpunimi me komunitetet shqiptare në diasporë dhe ndërtimi i urave lidhëse me to si dhe duke vlerësuar, në mënyrë të veçantë, kontributin e komunitetit arbëresh në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, pa pasur një lidhje të vazhdueshme me vendin e origjinës, duke vlerësuar nxitjen, zgjerimin, bashkëveprimin e koordinimin e studimeve dhe publikimeve kërkimore shkencore si faktor kyç në evidentimin e mbajtjen gjallë të kësaj fryme, duke përfshirë akademik dhe studiues në qarqet shqiptare e arbëreshe, palët kanë rënë dakord të lidhin këtë Marrëveshje Bashkëpunimi.
Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe Drejtoresha e QSPA-së, znj. Diana Kastrati. Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është nxitja e bashkëpunimit midis dy institucioneve për shkëmbimin e ekspertizës, studimeve e kërkimeve shkencore të përbashkëta për historinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, për lidhjet kulturore dhe historike ndërmjet komunitetit arbëresh të Italisë së Jugut dhe Arbëreshëve të Zarës në Kroaci.
Si objekt, palët bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për kryerjen e studimeve të përbashkëta mbi historinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh gjithashtu në do të kenë në vëmendje dhe organizime të aktiviteteve të përbashkëta dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, për krijimin e grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta në thirrjet e projekteve të publikuara nga donatorë të ndryshëm, shkëmbime literature me fokus në studimet për komunitetin arbëresh po dhe promovime të ndërsjella botimesh e librash me fokus nga komuniteti arbëresh.