UNIVERSITET “NËNË TEREZA” NË SHKUP NËNSHKROI MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME KOMPANINË “VEZË SHARRI”

Shkup, 17 qershor 2021 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe kompania prestigjioze në Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Vezë Sharri” më datë 16.06.2021 nënshkruan memorandum bashkëpunimi, duke marrë në konsideratë nevojat e tregut të punës dhe studimet shkencore ky memorandum ka për qëllim sigurimin e analizave të nevojshme shkencore, shfrytëzimin e kushteve, materialeve, hapësirave teknike-profesionale dhe planeve për avansim profesional në kuadër të lëmisë së përpunimit të ushqimit. 

Ky bashkëpunim do të realizohet përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive shkencore dhe profesionale, përgatitjes së programeve të përbashkëta për aftësimin dhe avansimin shkencoro – profesional të kuadrove inxhinieriko-teknike, përgatitjes së projekteve të përbashkëta, analizave dhe vlerësimeve në fushën e përpunimit të ushqimit, mbështetje në realizimin e konferencave profesionale, seminareve dhe tryezave të rrumbullakta.