Shkup, 28 qershor 2021 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup pjesëmarrëse si bashkëorganizator në seminarin e mbajtur së bashku me Universitetin e Vjenës si dhe Universitetin Geothe nga Gjermania. Ky simpozium u realizua më datë 25-26 qershor 2021 në platformën virtuele me temë:
“Organizata Islamike Evropiane dhe nocionet e tyre për edukim”.Në fjalën hyrëse me temë “Islami në kontekstin Evropian”, Rektori, Prof. Dr. Aziz Pollozhani përshëndeti pjesëmarrësit duke shtuar se: “Republika e Maqedonisë së Veriut është vend multietnik dhe multireligjioz. Në traditën e popujve që jetojnë këtu është harmonia ndërreligjioze dhe bashkëjetesa e popujve me etni dhe religjione të ndryshme. Në kushte të organizimit sekular të shoqërisë, shteti mbështet institucionet që edukojnë kuadra për institucionet e kultit për të dyja religjionet, atë krishter dhe musliman. Sfidat në zhvillimet ndërreligjioze në kontekstin pluralist dhe globalizues janë si të ruhet forma tradicionale e kultivimit të fesë si modalitet i verifikuar i kohezionit social”.
Simpoziumin e përshëndeti dhe përfaqësuesi i lartë nga qeveria Austriake. Dëshmia e organizimit të këtyre seminareve ndërkombëtare vë në pah se UNT tani më vatër e dijes dhe shkencës që nga themelimi i saj e deri më sot është në rrugë të drejtë duke i’u ofruar studentëve përvojat dhe shembujt më të freskët si nga Universitetet e vendeve fqinj e me theks të veçantë edhe nga ato ndërkombëtare duke marrë në konsideratë dhe Universitetet të lartëcekura.