Të nderuar kolege dhe kolegë pedagog!
Të dashur student!
Pushimet e verës pritej të jenë përfundim i Pandemisë Covid 19. Të dhënat e shumta flasin për një situatë epidemiologjike me tendenca shqetësuese.
Mutacionet e shpeshta të virusit dhe lirimi i kushteve për qarkullimin e njerëzve në botë, fatkeqësisht, po rrezikojnë një valë të re të pandemisë që mund të ketë pasoja për shëndetin tonë por edhe për rrjedhën e procesit akademik në universitet.
Me qëllim të rikthimit në ambientet universitare në vitin e ri akademik, Drejtoria Rektoriale e UNT-së bën apel që sa më pare të merrni vaksinat që tani më janë në dispozicion nga autoritetet shëndetësore.
Vaksinimi gjatë kësaj periudhe, para se të fillojë viti i ri akademik, do të thotë mbrojtja juaj nga komplikimet e infeksionit me Covid 19 dhe kthimi në hapësirat e universitetit në fillim të vitit të ri akademik. Kjo do të jetë një kontribut qënësor për ruajtjen e shëndetit tuaj si dhe për sigurimin e mësimdhënies normale si parakusht për cilësinë e studimeve.
Studentët dhe pedagogët e vaksinuar mundësojnë një vit të mbarë akademik!
Rektori,
Prof. dr. Aziz Pollozhani