𝐋𝐀𝐉𝐌Ë𝐑𝐈𝐌 𝐔𝐍𝐓-𝐄𝐑𝐀𝐒𝐌𝐔𝐒+

Të nderuar studentë,
Universiteti ‘Nënë Tereza’ në bashkëpunim me ERASMUS + dhe me disa universitete nga Europa me ligjerues Prof.Dr. Bekim Fetaji, nga Fakulteti i Informatikes-UNT, do të organizojnë trajnim 3 ditor për “Programim në ‘UNITY’ për krijim të 3D programeve virtuale që do të përdoren në edukim.
Trajnimet do të jenë me datë 11, 12 dhe 13 tetor (e hënë – e mërkurë), që janë pjesë e projektit “𝐀𝐜𝐜𝐞𝐥𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢𝐧𝐠 𝐖𝐞𝐬𝐭𝐞𝐫𝐧 𝐁𝐚𝐥𝐤𝐚𝐧𝐬 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐲 𝐌𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐛𝐲 𝐈𝐧𝐜𝐨𝐫𝐩𝐨𝐫𝐚𝐭𝐢𝐧𝐠 𝐕𝐢𝐫𝐭𝐮𝐚𝐥 𝐓𝐞𝐜𝐡𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐢𝐞𝐬 (𝐕𝐓𝐞𝐜𝐡@𝐔)” – 𝐄𝐏𝐏-𝟏-𝟐𝟎𝟏𝟗-𝟏-𝐀𝐋-𝐄𝐏𝐏𝐊𝐀𝟐-𝐂𝐁𝐇𝐄-𝐉𝐏, do të mbahen prej orës 11.00 deri në orën 15.00 me presence fizike në klasën 303 dhe online në të njejtën kohë. Trajnimet me pjesëmarrje fizike zhvillohen në klasën numër 303, ndërsa Online mund të ndiqen në këtë link: https://meet.google.com/etp-marg-jyt
Ju lutemi të gjithë studentët që dëshirojnë të marin pjesë aktive ne  Programim UNITY (që kërkon paranjohuri në Bazat në Programim), duhet të regjistrohen për pjesëmarrje në formularin per regjistrim (më poshtë) deri më datën 05 tetor 2021, në mënyrë që të përgatitemi.
Formulari i regjistrimit të pjesëmarrjes:
Të gjithë ato të cilët do të marrin pjesë aktive në Programim në UNITY, dhe do të dorëzojnë edhe një proekt praktik të perfunduar do të marin ‘Certificate of Completition’ nga Universiteti dhe ERASMUS+.
Të gjithë studentët e UNT-së dhe të jashtëm, nga universitet tjera do të kenë të drejtë të marrin pjesë në garën HACKATON VR/AR që do të mbahet më datë 22 tetor 2021 (e premte) prej orës 10.00 deri në orën 15.00, mes të cilës kohë duhet të fillojnë të punojnë dhe dorëzojne projektin praktik të tyre. Pastaj komisioni do te zgjedh 3 projektet më të sukseshme, do të percakton fituesin dhe do te shpërndan shpërblime. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin certifikata nga ERASMUS+.