𝐍𝐄 𝐔𝐍𝐓 𝐑𝐄𝐀𝐋𝐈𝐙𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐏𝐑𝐎𝐌𝐎𝐕𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐈𝐓 ‘𝐍𝐈𝐒𝐌𝐀 𝐑𝐈𝐍𝐎𝐑𝐄 𝐍𝐄 𝐒𝐄𝐊𝐓𝐎𝐑𝐈𝐍 𝐏𝐑𝐈𝐕𝐀𝐓’

Shkup, 11 nëntor 2021 – Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u realizua promovimi i projektit “Nisma rinore në sektorin privat”, ky projekt zbatueshmërinë e ka nga Organizata joqeveritare “Kariera ime”.  Projekti i sektorit privat për iniciativë rinore është projekt 18 mujor i financuar nga Banka Evropiane për Rikonstruim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe nga qeveria tajvaneze me qëllim që menaxhimi i kapitalit njerëzor dhe krijimi i lidhjeve midis institucioneve arsimore dhe kompanive të sektorit privat të jetë më e zbërthyer në praktikë.
Rektori Prof. Dr. Aziz Pollozhani si nikoqir i UNT-së, në fjalimin e tij përshëndetës ju uroj për aktivitetin e tillë duke ju vë në dispozicion infrastrukturën Universitare që takimet e tilla të jenë më të shpeshta mes stafit të afaristëve, pedagogëve si dhe me studentët, që të vetmin qëllim të kenë afirmimin dhe korektësinë për ngritje të cilësisë në vendet e tyre të punës në suaza të studimeve.
Ky projekt ka për qëllim  të inkurajoj palët që do të bashkëpunojnë me stafin e projektit për të arritur qëllimet që të kontribuoj në përmirësimin e dialogut ndërmjet punëdhënësve dhe institucioneve arsimore, të kontribuoj në rritjen e pjesëmarrësve të sektorit privat në zhvillimin e aftësive dhe kompetencave tek të rinjët, të krijojë mundësi të reja për punsueshmëri, me qëllim uljen e papunësisë dhe pasivitetit tek të rinjtë si dhe të zbatojë qasje më inovative për mekanizmin “matching” të punëkërkuesëve dhe kompanive.
Prezantimin e projektit e bëri udhëheqësi, Visar Ademi, i cili foli për qëllimet, objektivat dhe aktivitetet që pritet të realizohen.
Në këtë ngjarje pjesëmarrës kishte përfaqësues të Universiteteve të vendit, sektorit privat si dhe mbështetje e plotë nga Banka Evropiane për Rikonstruim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe nga qeveria Tajvaneze.