UNT NËNSHKROI MEMORANDUM ME INSTITUTIN E SHKENCAVE SOCIALE DHE HUMANE

Shkup, 15.11.2021 – Rektori i UNT-së, Prof.Dr. Aziz Pollozhani sot priti në një takim pune znj. Katerina Kolozova, drejtoreshë e Institutit të Shkencave Sociale dhe Humane në Shkup, me të cilën nënshkroi Memorandum mirëkuptimi.

Përmes këtij memorandumi Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane, Shkup planifikojnë realizimin e aktiviteteve dhe projekteve akademike si dhe veprime të tjera të përbashkëta që janë me interes të ndërsjellë për dy institucionet.

Fushat kryesore të bashkëpunimit sipas këtij Memorandumi përfshijnë Studime kulturore, gjinore, shkencat sociale, antropologji sociale, teori kritike bashkëkohore, të gjitha këto përmes shkëmbimit të ndërsjellë të përvojave dhe njohurive, zbatimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta akademike në fusha të ndryshme shkencore, zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike, konferencave shkencore, grumbullimin e burimeve të përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e punës, pjesëmarrjen në shënimin e datave dhe jubileve të rëndësishme etj.

Bashkëpunimi në fushat e shkencës, teknologjisë dhe arsimit do të mbështetet nga mekanizmat dhe format e duhura të financimit, për të cilat palët bien dakord për marrëveshjet dhe programet plotësuese ose të parashikuara në këtë Memorandum, ndërsa kohëzgjatja e planifikuar e këtij Memorandumi është caktuar pesë vjet nga dita e nënshkrimit të tij.

Marrëveshja do të konsiderohet si e zgjatur automatikisht pas skadimit të kësaj periudhe kohore, përveç rastit kur njëri ose të dy nënshkruesit e ndërpresin atë në mënyrë eksplicite gjatë periudhës së përcaktuar të vlefshmërisë.

Bashkëpunimi në fushën e shkencës, teknologjisë dhe arsimit në kuadrin e këtij Memorandumi do të mbështetet nga mekanizmat dhe format e duhura të financimit, për të cilat palët bien dakord për marrëveshjet dhe programet plotësuese ose të parashikuara në këtë Memorandum.

UNT dhe Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane në Shkup, u morrën vesh që rezultatet e dala nga hulumtimi i përbashkët të publikohen plotësisht dhe se publikimet shprehin në mënyrë eksplicite këtë marrëveshje, si dhe të drejtën reciproke të patentave dhe autorësisë, sipas relegacioneve të brendshme të palëve dakord.