Ligjerata në kuadër të Master programit të përbashkët mes UNT dhe UNISS – Menaxhimi i migracionit
𝐒𝐚𝐬𝐬𝐚𝐫𝐢/𝐒𝐚𝐫𝐝𝐞𝐧𝐣ë, 𝟎𝟒.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟐𝟏 – Në kuadër të projektit #Erasmus+, si pjesë e programit “Staff Mobility for Teaching”, Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, nga 01.12.2021 deri më datë 05.12.2021 për shkëmbimin e përvojave, stafit akademik dhe studentëve, qëndron në vizitë pune në UniverSitetin e “Sasarit” në Saradenjë të Italisë.
Gjatë kësaj vizite Prof. Dr. Aziz Pollozhani u mirëprit nga Rektori Univerzitetit të “Sasarit”, duke diskutar zhvillimin e procesit të studimeve të studentëve tanë dhe anasjelltas pasi që studentët e Universitetit “Nënë Tereza” dhe Universitetit të Sassarit tani më janë me program studimor të njejtë në Master studimet, gjithashtu qëllim i këtij takimi është thellimi i bashkëpunimit midis universiteteve edhe në fusha të tjera shkencore.
Gjatë vizitës së punës, rektori Pollozhani ligjëroi pranë studentëve të Univerzitetit të “Sasarit” mbi temat në fushën e aspekteve të migrimit në Bashkimin Evropian, Komunikimit të mirëfilltë – përmirësimin e barrierave kulturore për shërbime më të mira shëndetësore per migrantët, si dhe mbi Krizen e Migracionit – shembuj nga Maqedonia e Veriut.
UNT ka marrëveshje bashkupunimi me Universitetin e Sassarit, i cili është themeluar në vitin 1558 nga Alessio Fontana, një qytetar i shquar i qytetit të Sassarit. Sot, ky universitet, me mbi 12.000 studentë dhe rreth 700 studiues, përbëhet nga 11 Departamente, të cilat gjithashtu bashkëpunojnë me një numër qendrash dhe institutesh akademike dhe kërkimore.