Komisioni i përpilimit të Detyrës Projektuese për objektin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup me sukses e përfundoi punën dhe atë ia dorëzoi Ministrisë së Arsimit dhe Shekncës për procedim të mëtejshëm. Në përpilimin e Detyrës Projektuese, komisioni u udhëhoq nga principet dhe standardet më të larta të oragnizimit universitar për programet që janë të akredituara në kuadër të këtij universiteti ku dominojnë fushat teknike.
Standardet e projektit garantojnë studime cilësore dhe të avansuara në përputhje me qëllimet themeluese të universitetit.