Me datë 10.04.2017, Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” Prof. dr. Azis Pollozhani nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kompaninë hartografike HERE, gjigantin e sistemeve të navigacionit automobilistik në botë, përfaqesuar nga z. Aleksandar Todorov nga Sofja e Bullgarisë.
Marrëveshja parasheh trajnimin e studentëve të UNT-së për krijimin, përditësimin dhe përdorimin e bazës globale navigative të HERE, me të cilën studentët do të aftësohen për deshifrim fushor, shfrytëzim bazik të imazheve satelitore dhe të atyre ortofoto, orientim dhe lëvizje në terren, identifikim të objekteve gjeohapësinore, përcaktim i pozitës hapësinore të objekteve, kolektim i të dhënave përshkruajtëse-atributeve për objektet, përdorim i aplikacioneve onlajn për harotgrafim, kontroll fushor dhe përditësim i të dhënave ekzistuese në web aplikacionin Map Creator, njohuri bazike për strukturën e të dhënave gjepohapësinore për qëllime navigative, shfrytëzim të avancuar të aplikacioneve mobile të hapura dhe të lira për navigacion, ndjenjë për punë ekipore dhe pjesëmarje në projekt real!
Kompania HERE është furniziesi më i madh me harta digjitale për navigacion, me ekip të madh ekspertësh hartograf, me mbi 7000 të punësuar në 65 shtete me zyra vendore. Sipas te dhënave statistikore, sot në 4 nga 5 vetura mbarë botës perdoren hartat navigative të HERE.
Krahas përdorimit komercijal, baza e të dhënave HERE përdoret edhe si aplikacion mobil i lirë dhe i hapur nga miliona qytetarë mbarë botës, i cili punon edhe në parimin off-line, e që mund të shkarkohet nga faqja https://wego.here.com. Mareveshja e sotme hap rrugën e kontributit te studentëve te UNT-së në përditesimin e sistemeve globale navigative dhe përdorimin e avancuar në mesin e studentëve!