Ditën e premte (23.02.2018), në hapësirat e Universitetit Nënë Tereza u mbajt seminari me temë: Sfidat e arsimit profesional. Në këtë seminar të pranishëm ishin profesorët e shumtë që japin mësim në vitet e katërta të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit.

DSC_0879

Mbi arsimin profesional dhe sfidat e tij në Maqedoni prezantoi rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, i cili potencoi rëndësinë e të studiuarit në “drejtimet deficitare”. Ndërkaq Prof. Dr. Agim Mamuti, nga Fakulteti i shkencave teknike në UNT, diskutoi dhe prezantoi mundësitë që ofron UNT, duke potencuar që ky universitet ofron studime në pajtim me nevojat e tregut të punës.

DSC_0857

Nga të pranishmit në këtë seminar u theksua rëndësia e të studiuarit në drejtimet deficitare, si dhe nevoja e tregut të punës për profesionistë të diplomuar nga shkencat ekzakte dhe tekniko-teknologjike.

DSC_0821

By