Universiteti Nënë Tereza në Shkup nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me kompaninë Uka-Komerc nga Shkupi, e cila do tu mundëson studentëve të Fakultetit  të Shkencave Teknologjike mësim praktikë në laboratorët e kësaj kompanie. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i UNT-së Prof. Dr. Azis Pollozhani dhe drejtori  gjeneral i kompanisë Uka-komerc  z.Adem Abazi.

 

Rektori i UNT-së Prof. Dr. Azis Pollozhani  theksoi rëndësinë e këtij memorandumi i cili krijon kushtet për bashkëpunim në interes të dy palëve, sidmos studentëve të Fakultetit  të Shkencave Teknologjike, që do tu mundëson atyre trajnim më prakntik në sigurimin e analizave të nevojshme shkencore, planeve për avansim profesional në kuadër të lëmisë si dhe avancimin dhe përmirësimin e kurikulave arsimore për nevojat e tregut, të dirigjuara nga kompanitë private.

 

Drejtori  gjeneral  i kompanisë Uka-Komerc Adem Abazi shprehu gadishmërinë e tij dhe kompanisë që ai drejton për një bashkëpunim të ndërsjellë në zhvillimin e programeve mësimore, duke vënë në funksion potencialin dhe pëgaditjen profesionale të kompanisë Uka-Komerc në shërbim të studentëve dhe stafit akademik për realizimin e punës praktike dhe klinike në hapësirat e kësaj kompanie.

 

Ai gjithashtu shtoi se do të japin kontributin e tyre në zhviilimin e laboratorëve në kuadër të universitetit si dhe ofroi shprehu nevojën për student/praktikantë për angazhim me kompenzim si një mundësi e mirë për studentët që kanë nevojë.

 

Nisur nga programet studimore dhe fushat përkatëse të UNT-së, së bashku do të procedohet drejt marrëveshjeve që do të mundësojnë mbështetjen e studentëve në këto programe me interes të dyanshëm, si gjatë studimeve poashtu edhe pas mbarimit, në punësim e tyre.

 

Universiteti mbetet i hapur edhe për forma tjera bashkpunimi, që do të elaborohen në të ardhmen, në përputhje me interesin e dyanshëm.

 

Shkup, 28.01.2019

DSC_0169

By