Ndikimi i faktorit ekologjik në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tim

DSC_0587

Sot (21.03.2019), në kuadër të projektit të Parkut teknologjik të UNT-së u mbajt punëtoria me temë “Ndikimi i faktorit ekologjik në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tim”.

Punëtorinë në fjalë e hapi Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, i cili iu dëshiroi mirëseardhje nxënësve maturantë nga shkolla e mesme e gjimnazit të qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”. Maturantët e entuziasmuar, shprehën interes që të marrin pjesë aktive në aktivitetet e planifikuara që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme në kuadër të Parkut tekonologjik në UNT.

Me fjalë përshëndetëse dhe njoftim më në detaje për projektin në fjalë pjesëmarrësve iu drejtua edhe profesori i ekonomisë Prof. Dr. Agim Mamuti. Më pas, vijoi trajnimi nën përkujdesjen dhe organizimin e profesorit të gjimnazit, Prof. Naser Miftari.

DSC_0650

DSC_0681

DSC_0657

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn