Shkup, 12.06.2019 Koncepti qeveritar, ‘Një shoqëri për të gjithë dhe interkulturalizmi’ u prezantua sot para stafit akademik të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup.
Në debat, koordinatori i grupit të kohezionit social dhe këshilltar special për zbatimin e Мarrëveshjes Ohrit në zyrën e kryeministrit, Fatmir Bytyqi prezantoi propozim tekstin e “Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut “, me të cilin qeveria në të ardhmen synon të përmirëson pabarazitë në fusha të ndryshme në shtet, si përfaqësimi adekuat i pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve në vend, atyre etnike, fetare dhe gjuhësore.
Në fjalimin hyrës, Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, në panelin ku merrnin pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës z.Petar Atanasov dhe deputeti Rubin Zemon, tha pabarazitë në shoqëri nuk ndodhin si pasojë e mospasjes së një dokumenti orientues, siç është strategjia që u prezantua sot, sepse edhe deri më tani ka ekzistuar dhe ekziston Marrëveshja e Ohrit, por ato paraqiten si pasojë e mosreagimit të institucioneve në realizimin e dispozitave të asaj që është arritur.
‘Është vlerësim i përgjithshëm se këto dukuri përveç që kanë qenë e kaluara jonë, ato janë edhe e sotmja dhe do të jenë edhe e ardhmja jonë, por në një kontekst të ri, atë të integrimeve evropiane’, tha Pollozhani. Ai më tej shtoi se ‘interkulturalizmi dhe multilingualizmi paraqesin relacionet e ndërsjella mes kulturave të ndryshme, popujt duhet të jenë të gatshëm që në këtë proces të hyjnë me veçoritë sa më të konsoliduar të tyre. Ky relacion respektivisht ‘dialog mes kulturave’, të popujve do të jetë aq më cilësor, sa më e avancuar dhe e kultivuar të jetë gjuha dhe kultura e secilit prej tyre veç e veç.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov tha se Maqedonia gjatë 20 viteve të kaluara reflektoi, dhe mblodhi fuqi që të ndërmerr hapa të guximshme për barazi në shoqëri, dhe ky document I përpiluar nga akpertët më të mire në vend, na tregon rrugën se nga duhet të ecim në të ardhmen, por se ende ka ndarje të mëdha në shoqëri, që nuk janë në të mirën tonëm duke theksuar rastin në procesin arsimorë, kun ë çdo nivel të arsimimit ka ndarje të theksuar të komuniteteve.
Deputeti Rubin Zemon tha se një strategji e këtillë është e domosdoshme për vendin, sepse për dallim nga Marrëveshja e Ohrit e cila u soll në kushte tejet tensionuese, kjo është përpiluar në qetësi dhe me kujdas maksimal, dhe sepse është dokumenti i pare shtetërorë I kësaj rëndësie për interkulturalizmin në vend.