Shkup, 13.06.2019 Departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare pranë UNT, prezantoi programin Erasmus Plus dhe procedurën për aplikim në thirrjen e hapur për mobilitet të studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit Nëna Terezë në Shkup. Thirrja është e hapur deri me datë 24 qershor.

UNT ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh ndër-institucionale me universitete në nivel Europian, në të cilat studentët dhe stafi mund të realizojnë periudhën e mobilitetit.

Programi Erasmus Plus ka për qëllim rritjen e aftësive, punësimin si dhe modernizimin e arsimit, trajnimin dhe punën e të rinjve. Në këto shtatë vite ky program do të ketë një buxhet prej 14.7 bilion euro, një rritje prej 40% në krahasim me nivelet aktuale të shpenzimeve, gjë e cila pasqyron angazhimin e BE për të investuar në keto zona.

Për informatat më të hollësishme në lidhje me programin dhe procedurën për aplikim, mund të drejtohemi në zyrën 703 të departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Universitetit Nëna Terezë në Shkup, si dhe në faqen elektronike të Universitetit.

Informacione lidhur me programin Erasmus+ mund ta gjeni në linkun në vazhdim  http://unt.edu.mk/sq/2019/06/06/call-for-application-in-the-framework-of-the-erasmus-programe/DSC_0006 DSC_0007 DSC_0009 DSC_0013

DSC_0013 DSC_0015 DSC_0006 DSC_0007 DSC_0009

By