Sarajevë, 27.08.2019  Profesori i UNT-së Prof.dr. Bekim Fetaji gjatë vizitës së punës në Sarajvë të Bosnjë e Hercegovinës, në cilësinë e përfaqësuesit të UNT-së zhvilloi ligjeratë në Konferencën e 8-të ndërkombëtare për teknologjitë e përparuara (“8th International Conference on Advanced Technologies (ICAT’19) në kryeqytetin boshnjak.

Me këtë rast Profesori Fetaji mbajti ligjeratën e tij të titulluar: “Programimi në Shkencën e të Dhënave dhe Analizat e Perspektivave të Parashikimit të Diabetit dhe Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor” (“Programming in Data Science and Analytics Perspectives of predicting Diabetes and improving the Health System”).

Qëllimi kryesor i ICAT’19 është prezantimi i hulumtimeve shkencore dhe rezultateve më të fundit të shkencëtarëve në lidhje me Informatikën dhe shkencat kompjuterike, elektroteknikën dhe elektronikën,

teknologjitë e ndryshme, mekatronikë dhe teknologji biomjekësore.

Kjo konferencë ofron mundësi për shkencëtarët e zonave të ndryshme për të shkëmbyer ide të reja dhe përvoja të aplikimit ballë për ballë, për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi ose hulumtimi shkencor dhe për të gjetur partnerë globalë për bashkëpunim në të ardhmen në proekte të përbashkëta.

BEKIM FETAJI 2

BEKIM FETAJI 4

BEKIM FETAJI 3

By