Sot përkujtojmë 5 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, të shpallur si e tillë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për nder të bijës më të njohur të Popullit Shqiptar Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë e cila ndëroi jetë më 05.09.1997.
Gjithë jetën ia dedikoi të varfërve të sëmurëve dhe njerëzve në nevojë. Asnjëherë nuk haroi rrënjët shqiptare.
UNT me krenari mban emrin e saj, dhe për nder të saj dje promovoi librin ‘E kam në zemër popullin tem shqiptar’ të autorit Don Lush Gjergjit, që njëherit është edhe biografi më i njohur i saj.

“Me gjak, unë jam shqiptare.
Qytetare, jam e Indisë.
Për nga besimi, jam murgeshë katolike.
Sa u përket thirrjeve të mija, i takoj botës.
Sa i përket zemrës, i takojë tërësisht Jezuit”
Deklaratë e Gonxhe Bojaxhiut-Nëna Terezë,
dhënë pas ndarjes së Çmimit Nobel në Oslo më 10.12.1979
