Shkup, 06.09.2019 Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup informon kandidatët e pranuar në afatin e parë të regjistrimit, që u zhvillua nga data 26 deri 30 gusht 2019, se të njejtët duhet të paraqiten në hapësirat e UNT-së dhe të bëjnë regjistrimin, si hapi i fundit për të fituar statusin e studentit.
Afati i fundit është 10.09.2019, ditën e martë, dhe duke pasur parasysh se 9 Shtatori 2019 është ditë jo pune, ngelet dita e sotme (06.09.2019) dhe dita e martë për të kryer këtë obligim.
Shënim: Studentët të cilët janë shpallur në rang listë dhe nuk do të bëjnë regjistrimin në periudhën e lartpërmendur, do duhet të aplikojnë përsëri.
Me respekt,
Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup