Operatori i sistemit elektropërçues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria aksionare për përçim të energjisë elektrike
dhe menaxhim me sistemin elektroenergjetik, në pronësi shtetërore Shkup (shkurtimisht: SHA MEPSO), me seli në rr.”Maksim
Gorki” nr.4, 1000 Shkup duke vepruar sipas Vendimit të Këshillit drejtues të Shoqërisë UO nr. 02-5790/4 të datës 22.09.2020,
më datë 24.09.2020 publikon:
KONKURS
për ndarje të 3 (tre) bursave për studentët e Universitetit “Nëna Tereza” në Shkup – Fakulteti i shkencave teknike
Të drejtë për pjesëmarrje në konkursin kanë vetëm studentët e rregullt të Universitetit “Nëna Tereza” në Shkup- Fakulteti i shkencave teknike, të cilët janë regjistruar për herë të parë, në vitin e II-të të studimeve në vitin akademik 2020/2021, në një
nga këto drejtime:
– Sistemet elektroenergjetike,
– Menaxhmenti industrial,
– Mekatronika,
– Inxhinieria makinerike dhe menaxhmenti.
Kandidatët duhet t`i plotësojnë kriteret në vijim:
– studenti të jetë student i rregullt i regjistruar në ciklin e parë të studimeve për herë të parë në vitin e II-të në vitin
akademik 2020/2021;
– nota mesatare e studentit deri në datën e aplikimit të mos jetë më e vogël se 8.0 (tetë);
– studenti të mos jetë shfrytëzues i bursës ose kredisë nga ndonjë tjetër institucion ose kompani;
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Zgjedhjen dhe selektimin e kandidatëve e bën Komisioni për bursa i përbërë prej 3 (tre) anëtarëve edhe atë: 2 (dy) anëtarë
nga radhët e të punësuarve në SHA MEPSO Shkup dhe 1 (një) anëtar nga Universiteti Nëna Tereza – Fakulteti i shkencave
teknike nga Shkupi.
Selektimi i kandidatëve të interesuar për realizimin e të drejtës në bursë do të bëhet në bazë të suksesit mesatar të arritur nga
studenti deri në datën e aplikimit, pikëve të fituara gjatë regjistrimit në fakultet dhe rezultateve nga realizimi i intervistës, të
cilën do ta bën Komisioni për bursë në pajtim me metodologjinë në vijim:
– maksimum pikë të fituara nga suksesi mesatar i realizuar të studentit deri në datën e aplikimit, më së shumti 70
pikë;
– pikët e fituara gjatë regjistrimit në fakultet, më së shumti 25 pikë;
– rezultate nga intervista e realizuar, më së shumti 5 pikë.
Shuma totale e bursës vjetore është 80.000,00 denarë dhe përbëhet nga dy pagesa të gjysmëvjetorit nga 40.000 (dyzetmijë)
denarë. Me kandidatin e përzgjedhur do të lidhet Marrëveshje për bursë.
Çdo kandidat fletëparaqitjen e plotëson dhe nënshkruan vet me dorë në të cilën duhet të jenë të dhënat e tij gjenerale: emri,
mbiemri, adresa e vendbanimit dhe kontakt telefoni.
Së bashku me fletëparaqitjen për dëshmim që i plotëson kushtet nga shpallja çdo kandidat duhet të parashtrojë edhe:
– kopje nga dokumenti për identifikim personal,
– CV letër motivimi,
– certifikatë për provime të dhëna në të cilën do të vërtetohet mesatarja prej 8,00 e më lartë e dhënë nga Universiteti
“Nëna Tereza” në Shkup – Fakulteti i shkencave teknike
– vërtetim të dhënë nga Universiteti “Nëna Tereza” në Shkupi që kandidati është i regjistruar në vitin e II-të të studimeve në Fakultetin e shkencave teknike, në vitin e studimeve 2020/2021,
– deklaratë të shkruar me dorë që dorëzohet nga ndonjë tjetër bursë nëse fiton bursë nga MEPSO.
Shpallja është e hapur 10 (dhjetë) ditë pune llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes.
Kandidatët dokumentacionin e lartpërmendur mund ta parashtrojnë deri te arkivi i MEPSO ose ta dërgojnë me dërgesë të
rekomanduar të postës në adresën:
SHA MEPSO Shkup
Rr.„Maksim Gorki“ nr.4,
1000 Shkup, R. Maqedonisë së Veriut
***Për çfarëdo paqartësie apo informate shtesë ju lutem të drejtoheni te Zyra për Karrierë dhe Ndërmarrësi pranë UNT-së kati i 5-të zyra 515 ose në mail: career@unt.edu.mk

By